Në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka dështuar të formojë Komisionin për Ndihmë Shtetërore i cili do të përbëhet nga dy anëtarë, raporton Gazeta Enigma.
Formimi i komisionit nuk është arritur për shkak të numrit të madh të fletëvotimeve të pavlefshme.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, pas numërimit të votave deklaroi se nuk është arritur që të zgjedhen anëtarët e këtij komisioni.
Votat për këta kandidatë në raundin e parë ishin kësisoj:
Në votim morën pjesë 78 deputetë, të vlefshme ishin 31 fletëvotime dhe të pavlefshme poashtu 31 fletëvotime.
Ndarja e këtyre votave ishte si në vijim:
Ardian Hoti- 17 vota
Fatlume Jaha-21 vota
Shkodran Manaj- 18 vota
Vlora Haziri -20 vota
“Pas konstatimit të këtij rezultati dalim në përfundim se nuk është arritur që të votohen dy anëtarët për Komisionin për Ndihmë Shtetërore”, theksoi deputeti Gjyshinca./Gazeta Enigma/