“Nuk kam turp nga e kaluara ime”, Zv.ministri që e emeroi Kurti e pranon se ishte pjesë e Ushtrisë në vitin ’99

“Nuk kam turp nga e kaluara ime”, Zv.ministri që e emeroi Kurti e pranon se ishte pjesë e Ushtrisë në vitin ’99

Radoica Radomiroviq është zëvëndësministër në Qeverinë Kurti prej 25 maji. Por, emërimi i tij u komentua vetëm së fundmi pas raportimeve se ai ishte pjesë e Ushtrisë Jugosllave, gjatë vitit 1999. Dhe, këtë nuk e mohon as ai vetë.

Radoica Radomiroviq, serb nga Leposaviqi, është zëvendës në ministrinë për Kthim dhe Komunitete, e cila udhëhiqet nga Nenad Rashiq.

Pas debatit për të kaluarën e tij, Radomiroviq ka thënë se është e gjithëditur që ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Jugosllave, duke dhënë detaje të veprimtarisë së tij aty.

“Të gjithë e dinë se kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, kam punuar në Mitrovicë në kazermë si Civil në detyra administrative, gjatë luftës kam paguar shujta dhe rroga pjesëtarëve të UJ-së. Posedoj edhe vendim me vete që kam qenë civil në shërbim të UJ-së”, deklaroi ai.

Radomiroviqin është pyetur nëse ka qenë në dijeni kryeministri Kurti për të kaluarën e tij, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë.

“Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta rezervistëve”, thotë më tej ai.

Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Kurti emëroi Radomiroviqin si zëvendës të Rashiqit, duke liruar nga detyra Gazmen Salijeviqin që mbante atë detyrë deri atëherë.

Në komunikatë të kryeministrisë për emërimin e Radomiroviqit, thuhej se Kurti “e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

Related Articles