Nuk ndalen “lotët” nga Serbia për armatimin e Kosovës – thërrasin KFOR-in

Nuk ndalen “lotët” nga Serbia për armatimin e Kosovës – thërrasin KFOR-in

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë mbërritën kontejnerë me mijëra dronë kamikazë prodhim turk, “Skydagger”.

Por, kjo gjë nuk i pëlqeu fare Serbisë, ku presidenti i saj, Alleksandar Vuçiq, kritikoi Turqinë për këtë veprim.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës”, tha Vuçiq në një postim në rrjetet sociale të mërkurën.

Ai tha më tej me këtë po bëhet e qartë se “Turqia po dëshiron të rikthejë Perandorinë Osmane” në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se e njëjta “nuk dëshiron stabilitet” në këtë rajon.

E në ndërkohë, nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë erdhi njoftimi ku u tha se Gjenerali Millan Mojsilloviq, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe (FAF), zhvilloi një telefonatë “urgjente” me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, për të diskutuar armatimin e vazhdueshëm të Kosovës, përfshirë edhe dorëzimin e fundit të dronëve turq “Skydagger RTF 15”.

Gjatë bisedës, siç raportojnë mediat në Serbi, Mojsilloviq “protestoi fuqishëm kundër armatimit të vazhdueshëm të Kosovës, duke e përshkruar atë si një shkelje flagrante të Rezolutës 1244”.

Mojsilloviq citohet të ketë thënë po ashtu se “veprime të tilla dërgojnë një sinjal të rrezikshëm, duke kërcënuar jo vetëm sigurinë e Kosovës”… “por edhe atë të të gjithë Ballkanit Perëndimor”. 

Related Articles