Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për atë se çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës gjatë paradites, ku tri partitë opozitare lëshuan sallën e Kuvendit për shkak se nuk u themelua Komisioni Hetimor për çështje energjetike, kërkesa kjo e PDK-së.
Haradinaj ka thënë se asnjë deputet i partisë që drejton nuk do të marrë pjesë në seanca plenare derisa të formohet ky komision.
“GP i AAK nuk do të marrë pjesë në asnjë votim për ti bërë kuorumin shumicës derisa të formohet ky komision”, ka thënë ai ndër të tjera.
E gjatë kësaj konferencë ai ka kritikuar sërish kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për disa çështje që kanë të bëjnë direkt me sigurinë kombëtare.
“Të shqetësuar se përse Kurti po e bllokon jo vetëm një gaz sjellës, por një projekt amerikanë po i rrezikon marrëdhëniet me partnerët
strategjik të Kosovës. Po e rrezikon sigurinë e vendit ky refuzim i gazit e sjellë më afër Kosovës Rusinë e Serbinë”, tha ai.
Haradinaj ka folur edhe pë ligji ne pagave dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë.
“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto. Të rriten pagat për 30 për qind për shkak të çmimeve që janë ngritur”, tha ai ndër të tjera./Gazeta Enigma/