Kosova ende po përballet me situatën jo të mirë nga COVID-19, por siç duket kjo gjë po ndikon pozitivish në disa raste, shkruan Gazeta “Enigma”.
Pavarësisht gjendjes pandemike në vendin tonë, në nëntë mujorin e këtij viti kanë lindur 33 mijë e 217 foshnje, ndërsa vetëm në muajin korrik kanë lindur 5 mijë e 330 foshnje, dhe gjatë muajit gusht që është muaji rekord me 5 mijë e 360 fonshje të lindura.
Jakup Ismajli, drejtor në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në një prononcim për Gazetën “Enigma” ka treguar se sipas shifrave që ata kanë, nga fillimi i vitit e deri më tani janë kryer gjithsej 7 mijë e 356 lindje në këtë klinikë.
“Në 9 mujorin e parë të vitit 2021 në QKUK kanë lindur 3 mijë 972 meshkuj dhe 3 mijë 483 femra”, ka thënë ai.
Edhe sociologu Bardhyl Plakolli ka theksuar se sipas statistikave në Kliniken Gjinekologjike Obsestrike ne Kosove, viti 2021 po cilësohet si periudha me natalitetin më të madh.
“Statistikat në Kliniken Gjinekologjike Obsestrike në Kosovë, po e cilësojnë vitin 2021, e posaqersishte këtë nëntë mujor krahasuar me periudha të njejta në vitet tjera të kaluara, si periudhë me natalitet më të madh. Fillimishtë, po diskutohet për një periudhë nëntë mujore e jo për një vit të tërë kalendarikë e që tre muajt e ardhshëm mund të kenë ndikim në vlersimin e pergjithshëm kalendarik”, ka thënë ai.
Tutje, Plakolli, ka deklaruar se në rritjen e natalitetit kanë ndikuar politikat e masave antiCOVID të marra nga qeveria.
“Në rritjen e natalitetit në këtë periudhë mund të shihet se ka ndikuar politikat e masave antiCOVID të marra nga qeveria e që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthort kanë lehtësuar procesin e shtatëzanis, edhe kujdesit ndaj fëmijve. Ky mund të ketë qenë një efekt domino, i cili ka rezultuar me rritjen e natalitetit”, ka potencuar ai.
Plakolli ka theksuar se Nataliteti është premisë kryesore për mbarvajtjen dhe rrjedhen e nje komuniteti “populli”.
“Premisa kryesore për mbarvajtjen dhe rrjedhen e nje komuniteti “populli” është Nataliteti. Andaj nuk është e rastësishme që shumë vende të zhvilluara ose në zhvillim, po hartojnë politika të cilat kanë për qëllim ngritjen e natalitetit gjegjësishtë shtimin e popullësisë ”, ka përfunduar ai.
Edhe nga statistikat e Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës, kanë pohuar faktin se viti 2021 ka thyer rekordin e lindjeve në Kosovë.
“Në vitin 2018 kanë lindur 22 mijë 622 fëmijë, në vitin pasues, pra më 2019 erdhën në jetë më pak se 580 se ai i vitit paraprak, e në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18 mijë 186 foshnje”, thuhet në statistikat e Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.
Sociologët vlerësojnë se zhvillimi ekonomik, ndalja e migrimit, politikat sociale ” demografike, zgjatja e pushimit të lehonisë, edhe për prindin baba, mbështetja më të mira ekonomike për fëmijët e posalindur, hapja e qerdheve dhe kopshteve do të ishin disa faktorë lehtësues që do të ndikjojnë në rritjen e natalitetit. /Gazeta “Enigma”/