Numërohen gati 80 për qind e vendvotimeve me kusht, këto janë rezultatet

Numërohen gati 80 për qind e vendvotimeve me kusht, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet edhe në numërimin e votave me kusht.

Nga numërimi i 44 vendvotimeve nga 56 në total, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 2.634 vota apo 40.21 për qind,.

LVV-ja pasohet nga Partia Demokratike me 1186 vota apo 18.11 për qind.

Lidhja Demokratike me 887 vota apo 13.54 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 407 vota apo 6.21 për qind. /Gazeta Enigma




Related Articles