Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Në komunën e Gjilanit më të votuarit janë si në vijim:
Në shifrat që ka pranuar gazeta Nacionale për votat e PDK-së në Gjilan ku janë numëruar 69 prej 130 kutive të votimit (rreth 50%) ndër më të votuarit dalin të jenë, bartësi i listës, përkatësisht Bedri Hamza ndërsa i dyti ekonomisti Arben Mustafa (2 mijë e 571 vota), transmeton Gazeta Enigma.
Pas Arben Mustafës, 2 mijë e 100 vota ka marrë Memli Krasniqi.
Selver Xhelili ka 1 mijë e 900 vota, Ilir Tahiri 1 mijë e 729, Qendrim Qerimi 1 mijë e 656 vota.
Besianë Musmurati deri më tash të numëruara 1 mijë e 341 vota. /Gazeta Enigma