Nusja kosovare e fiton të artën në Lojërat Olimpike Dimërore

Nusja kosovare e fiton të artën në Lojërat Olimpike Dimërore

Lara Gut-Behrami, gruja e Valon Behramit ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.

Behrami në Super-G la prapa të gjithë duke u shpallur kampione olimpike.

Ndryshe, ajo ka fituar edhe medaljen e bronztë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Në mediat zvicerane ka optimizëm se ajo do të jetë në podium edhe në disiplinën e lëshimit, duke e përmbyllur kështu Olimpiadën Dimërore me tri medalje gjithsej.

Related Articles