Nxirren të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë

Nxirren të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi ka treguar se të gjithë minatorët që ishin të blokuar në minierën e Stantërgut që nga mëngjesi i së mërkurës, tashmë janë nxjerrë nga aty.

Jonuzi shpjegoi se gjendja e shëndetësore e rreth 40 minatorëve që ishin të bllokuar, është e mirë dhe stabile.

“Po ka përfunduar nxjerra e minatorëve, sapo ka përfunduar nxjerra e tyre”, tha Jonuzi.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për rreth 40 minatorë që ishin të ngujuar për shkak të prishjes së një ashensori.

“Rreth 40 minatorë janë nxjerrë. Gjendja e tyre është e mirë dhe stabile”, theksoi Jonuzi.

Mbi 30 minatorë të Minierës së “Trepçës” qenë të ngujuar që nga ora 3:00 e mëngjesit të sotëm.

Jonuzi shpjegoi të hënën si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, minatorët e ndërrimit të tretë, patën mbetur të bllokuar në minierë.

Related Articles