Policia e Italisë dhe ajo e Shqipërisë, kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër mashtrimit me “Call Center”.
Sipas gazetës italiane “Ansa”, Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar realizimin e 14 kontrolleve në Shqipëri.
Raportohet se është goditur një grup i cili ka arritur që t’i përfitonte 5 milionë euro.
Ata me teknika të sofistikuara të mashtrimit kanë arritur që t’i mashtrojnë qindra qytetarë italianë.
Bëhet e ditur se grupi kriminal paratë i pastronte në vendet si: Holanda, Qipro, Lituania, Estonia dhe Gjermania, dhe më pas paratë i kovertonin në kriptovaluta.
Sipas Ansas, Prokuroria ka realizuar 42 mijë përgjime.