Operacioni për kërkim-shpëtimin e alpinistit kosovar në Valbonë ende po vazhdon

Operacioni për kërkim-shpëtimin e alpinistit kosovar në Valbonë ende po vazhdon

Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë.

Ai dyshohet se ra në greminë nga një lartësi për shkak të terrenit të thepisur malor.

Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

ShKShMK ka njoftuar pak më parë se së bashku me autoritetet shqiptare po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e alpinistit kosovar.

“ShKShMK së bashku me autoritetet Shqiptare vazhdon me operacionin e Kerkim-Shpetimit në majën e Thatë”, thuhet në njoftim.

Related Articles