Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar deklaratat e opozitës të cilët kanë akuzuar pozitën për kapje të shtetit. Kusari-Lila, tha se opozita nuk po mundet ta pranojë realitetin, raporton Gazeta Enigma.
Në seancën e ardhshme të Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet rekomandimi për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Kusari-Lila tha se raporti jep arsyeje të mjaftueshme për shkarkimin e këtij Këshilli.
Opozita këtë raport e ka cilësuar të mangët
“Seanca e Kuvendit është caktuar me 24 qershor. Jemi në ora 11:00 pasi ka një aktivitet për respekt të komunitetit egjiptas”.
“Pikat e rendit të ditës i keni parë dhe nuk ka ndonjë çështje për të cilën do të flisja për to”.
“Ne si kryesi kemi pranuar raportin e Komisionit për mediet administratë publike dhe qeverisje lokale që ka vendos që për shkak të shkeljeve të këtij Këshillit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil të Kosovës që ka rekomanduar shkarkimin e 5 anëtarëve. Nga grupet tjera të partive politike u kërkua kthimi prapa sepse nuk ka pasë arsye të mjaftueshme”.
“Praktikë e partive opozitare është bërë që të akuzohemi e të etiketohemi që kinse dëshirojmë të bëjmë shkelje e të kapim institucione përderisa gjithçka është sipas rregulloreve dhe ligjeve, unë mendoj që nuk po munden me pranua realitetin”.
Tutje, ajo tha se shkarkimi i ish kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, është bërë sipas dispozitave ligjore.
“Derisa ata mendojnë që duhet të procedojnë tutje çështje e Dakës ne kemi besim të plotë që gjithçka është bërë sipas dispozitave ligjore”./Gazeta Enigma/