Kryeministri Albin Kurti tha se është “në hall” me opozitën që po kërkojnë ta shohin draftin e Asociacionit.
Kurti tha se është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë, duke thënë se është i koordinuar me ta.
“Unë e kuptoj kërkesën e juaj, që ta shihni draftin. Emisarët europianë dhe ata amerikanë më thanë mos me tregu draftin, tash a me koordinim a pa, qysh po doni se jam në hall me juve? Ata më thanë mos e bën publik, e kam ndarë me Presidenten sepse është shefja e shtetit. Jam në koordinim të vazhdueshëm me amerikanët dhe europianët. Ata kanë kërkuar të mos e bëj publik, jam i korrdinuar me ta. Qysh po doni qysh me ja kallxu a me koordinim a pa koordinim. Për besë jam në hall me juve”.
Kurti u zotua se s’ka me qenë “Zajednicë” Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“S’ka me pasë Zajednicë”.