Orav – Kurtit: Vitin e kaluar u testuan limitet e Kushtetutës, është e rëndësishme që BE tani ka partner një qeveri stabile

Orav – Kurtit: Vitin e kaluar u testuan limitet e Kushtetutës, është e rëndësishme që BE tani ka partner një qeveri stabile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, raporton Gazeta Enigma.

Pas takimit, të dy u deklaruan për media, ku Orav e uroi Kurtin për formimin e qeverisë së re. Shefi i Zyrës së BE-së theksoi se është e rëndësishme që tani Kosova të ketë një qeveri stabile. Sipas tij, vitin e kaluar limitet e Kushtetutës së Kosovës u testuan dhe u shpenzua kohë për formimin e qeverisë.

“Te gjithë e dimë se vitin e kaluar limitet e Kushtetutës u testuan dhe u shpenzua kohë, por jam i sigurt se tani është e mundur të ecim përpara në drejtim të duhur edhe në aspektin e brendshëm. Nga ana e BE-së, është me rëndësi që përfundimisht të kemi një partner – një qeveri stabile – dhe ne nga ana jonë jemi gati të lëvizim tutje. Na vjen mirë që marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes u miratuan shumë shpejt në Parlament dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të hapim një kapitull të ri për çështjen e zgjerimit,” tha Orav.

Related Articles