Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parandalimin e konflikteve në botë është cituar dje për një raport lidhur me sulmin në Banjskë në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s. Aty u tha se në raportin e ICG-së është përmendur se KFOR ka negocuar për tërheqjen e e paramilitarëve serbë nga Banjska.
Raporti thotë se kanë qenë paqeruajtësit e NATO’s ata që kanë zbuluar lëvizje të pazakonshme pranë Banjskës, një fshat në komunën e Zveçanit, dhe njoftuan policinë e Kosovës. Pas daljes në vendngjarje të policsë sulmi sipas raportit nisi dhe një polic u vra e u lënduan disa të tjerë.
E tërheqja e paramilitarëve serbë që ishin pozicionuar në Manastirin e Banjkskës sipas ICG-së u bë me negocimin e KFOR-it.
“Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”, thuhet në këtë raport.
Tutje, raporti flet për armatimin që u gjet pranë Manastirit të Banjskës, si dhe për hetimet e palës kosovare që sulmuesit ishin të trajnuar në bazat e ushtrisë serbe.
“Prishtina publikoi pamjet me dron, të cilat dukej se tregonin Milan Radoiçiq, një figurë e shquar në skenën serbe të Kosovës, duke udhëhequr grupin Banjska. Radoiçiq ishte nënkryetar i partisë politike Listë Serbe. Një biznesmen i pasur me interesa në Serbi dhe rajon, ai shihet gjerësisht si “sundimtari joformal i Kosovës veriore”, sipas fjalëve të një gazete të Beogradit të opozitës”, vijon tutje raporti.