Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të enjten se aleancën me SHBa-në synojmë ta forcojmë edhe më shumë me presidentin Donald Trump, shkruan Gazeta Enigma.
Osmani ka publikuar një intervistë të cilën e ka dhënë ditë më parë për një influencer australian, Mario Nawfal, e ku ka folur për aleancën e Kosovës me SHBA-në dhe kontributin e Amerikës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne! Këtë aleancë synojmë ta forcojmë edhe më shumë bashkë me Presidentin Trump dhe Administratën e tij”, ka shkruar shefja e shtetit. / Gazeta Enigma.