Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë të përbashkët për media, me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, pas takimit të tyre në Presidencë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në fjalën e saj Osmani ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Letonisë, kështu duke e cilësuar këtë vizitë si dëshmi të partneritetit të fort mes dy shteteve.
Osmani tutje ka deklaruar se Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës sot, dhe se ajo e kupton më se miri pozicionin tonë pasi që edhe ajo si Kosova, ka një të kaluar të dhimbshme dhe kufizohet me shtete fqinje agresore.
‘‘Sot kam kënaqësinë të ju uroj mirëseardhje në emër të qytetarëve të Kosovës. Në vendin tonë vlerësoheni si një mik i çmuar i Kosovës. Vizita juaj sot në Prishtinë, është dëshmi e marrëdhënieve të ngushta dhe të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Letonisë. Letonia sot është partnere e fuqishme e Kosovës, ju keni përkrahur edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sot dua të shpreh falënderimet tona të sinqerta”, tha Osmani.
Të dy shtetet kanë një të kaluar të dhimbshme dhe të vështirë dhe ndajnë kufij me shtete fqinje agresorë, por janë të përkushtuar për vlerat euroatlantike tha Osmani.
“Letonia e kupton më se miri pozicionin e Kosovës, duke qenë se të dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Si Letonia ashtu edhe Kosova jemi të përkushtuar thellë për vlerat euroatlantike. Kosova vërtetë ka nevojë për kampionë sikurse ju. E ardhmja e Kosovës në BE nuk është jetike vetëm për ne si Kosovë, por mbetet parakusht edhe për një Evorpë të lirë të plotë dhe në paqe’’, ka thënë ajo mes tjerash./Gazeta Enigma/