Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të dekorojë sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë, që u kthyen të dielën nga operacioni i kërkim-shpëtimit nga Turqia.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dekoron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Kujtojmë se mbrëmë me të arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ata u pritën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Pjesëtarët me të arritur janë shpërblyer me medalje nga kryeministri Kurti. / Gazeta Enigma.