Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të pres sot në takim senatoren, Jeanne Shaheen dhe senatorin, Peter Welch.
Sipas njoftimit, takimi pritet të fillojë në orën 09:15.
Pas takimit, do të ketë edhe deklarim për media.
Ndërsa në orën 10:00, senatorët Shaheen dhe Welch, do të shkojnë në ndërtesën e Qeverisë ku do të priten në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.