Osmani: Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!

Osmani: Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për të votuar sot në zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Përmes një postimi në Facebook, e para e shtetit shkroi se konstituimi i kuvendit dhe krijimi sa më shpejtë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

“Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!

Sa më masive të jetë pjesëmarrja, aq më e qartë rruga përpara.

Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit”, shkroi Osmani.

Related Articles