Këtë të martë Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë lajm e bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. E me rastin e pranimit të kësaj dërgese, është deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Faleminderit, Turqi”, shkroi ajo në një postim në Facebook në gjuhën turke.
