Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Gambisë, Adama Barrow, takim ky që u cilësua “i frytshëm”.
“Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
E para e shtetit po zhvillon takime me liderë të ndryshëm në Nju-Jork, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Gazeta Enigma