Osmani: Hyrja e NATO-s në Kosovë shënon triumfin e drejtësisë mbi shtypjen

Osmani: Hyrja e NATO-s në Kosovë shënon triumfin e drejtësisë mbi shtypjen


Presidentja Vjosa Osmani, në seancën e sotme solemne të Kuvendin të Kosovës uroi gjithë kosovarët për Ditën e Çlirimit, për të cilën sipas saj luftuan shumë heronjë e luftëtar, raporton Gazeta Enigma.

“Me 12 qershor 1999, kur forcat e NATO-s shkelën në tokën tonë ata nuk ishin vetëm ushtar, ata ishin shpëtimtar, ata sollën me vete premtimin e lirinëse, sigurinë se bota nuk kishte harruar popullin e Kosovës. Hyrja e NATO-s në Kosovë ishte dëshmi e solidaritetet ndërkombëtar dhe besimit të pamohuar të popullit shqiptar për të qenë të lirë”, tha presientja.

Ajo shtoi se “Çlirimi i Kosovës ishte triumf i shpritit njerëzor mbi tiraninë, triumf i të mirës ndaj të keqes dhe triumf i drejtësisë mbi shtypjen”

Sipas Osmanit, NATO në Kosovë ishte dritë shprese, “një shancë për liri”.

“Thirrjet e popullit tonë, ishin thirrje për drejtësi që nuk mund të shpërfilleshin më nga drejtësia ndërkombëtare”, shtoi e para e vendit.

Ajo gjatë fjalimit të saj përmendi edhe ish presidentin, Ibrahim Rugova, familjen Jashari e gjithë heronjët që dhanë shumë për çlirimin e Kosovës. / Gazeta Enigma.

Related Articles