Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë fjalimit ajo ka folur për sfidat mbi rajonin, procesin e integrimit në BE, si dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se ka kërkuar që vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovëm, t’a njohin sa më parë.
“Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit. Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka shkruar Osmani.
Osmani shtoi se Bashkimi Evropian duhet t’a vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe t’a mbajë premtimin e liberalizimit të vizave.