Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është kthyer në Kosovë, pas vizitave që pati jashtë vendit.
“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”,ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Ajo ditëve të fundit ishte duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.