Osmani mban nesër takim lamtumirës me Hovenierin

Osmani mban nesër takim lamtumirës me Hovenierin

Zyra e Presidencës ka njoftuar se nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ky takim lamtumirës do të mbahet në Presidencë në orën 10:00.

Tutje bëhet e ditur se pas takimit, Osmani e Hovenier do të bëjnë homazhe tek shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

 Pas homazheve do të ketë deklarim për media.

Related Articles