Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për Kosovën.
E para e shtetit tha se me administratën e presidentit Donald Trump, “synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”.
Osmani i bëri këto komente pas një takimi që pati me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.
“Diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”, tha Osmani. /Gazeta Enigma