Osmani me presidentin hungarez flasin për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve

Osmani me presidentin hungarez flasin për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me Hungarinë dhe për të hapur kapituj të rinj në partneritetin dypalësh.

“Sot, në takim me Presidentin hungarez, Tamás Sulyok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve tona. Potenciali për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit Kosovë-Hungari është i madh dhe vendi ynë mbetet i përkushtuar për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet tona”, ka shkruar ajo.

Osmani gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë vendit tonë në fusha të ndryshme.

“Në takim, i shpreha Presidentit Sulyok mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve të Kosovës ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë afruar edhe më shumë dy vendet tona. 🇽🇰🇭🇺”, ka shkruar Osmani.

Related Articles