Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit për krim të organizuar në veriun e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Osmani e ka përshëndetur këtë vendim ndaj Zvonko Veselinoviqin dhe grupit të tij kriminal.
LEXO EDHE: SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit për krim të organizuar në veriun e Kosovës
“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transnacional të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, shkruan presidentja në Twitter. /Gazeta Enigma/.