Osmani në SHBA, flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA, flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Atje, e para e vendit ishte folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se më mbështetjen e SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë, Kosova po forcon themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

“Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë”.

“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, ka shkruar Osmani.

Related Articles