Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova po vazhdon të luajë një rol për të kontribuar në të ardhmen e Ballkanit.
Osmani, e cila është e ftuar në Samitin e Bërdo-Brionit ka potencuar se është mirënjohese për pritjen e ngrohtë që iu është bërë në Shkup.
“Kosova vazhdon të luajë një rol aktiv për të kontribuar në të ardhmen e rajonit tonë dhe është e përkushtuar në rrugën tonë euroatlantike”, shkroi Osmani.