Presidentja Vjosa Osmani ka folur për njohjen e Kosovës nga shteti i Sudanit.
Në një video të publikuar në Facebook, derisa ajo e kumtoi këtë lajm, Osmani u shpreh falënderuese ndaj Sudanit, ku tha se është njohur edhe lufta e gjatë e Kosovës për liri.
Ajo u takua me Ali Youssef, ministër i Jashtëm i Sudanit, i cili e informoi ata në Antalia për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ishte një nder dhe kënaqësi ta takoj ministrin e punëve të jashtme të Sudanit. Ky është takimi jonë i parë ku ai më informoi për instruksionin e presidentit të Sudanit, për të njohur Republikën e Kosovës dhe të vendosim marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Nuk po mund të gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës. Një popull aq falënderues për këtë njohje. Sepse nuk është vetëm njohje e pavarësisë sonë, por është po ashtu njohje për luftën tonë të gjatë që të jemi të lirë të jemi të pavarur e sovran”, u shpreh Osmani.