Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në El Salvador, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani ka takuar homologun e saj, Nayib Bukele.
Presidentja Osmani pas këtij takimi ka deklaruar se El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën.
“Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, tha ajo.
Temat e diskutimit në këtë takim ishin, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve.