Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në fundvit e pati kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani përmes një postim në profilin e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë fotografi nga takimi në fjalë.
“Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve”.
“Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma/