Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier.
Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit me theks të veçantë dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Siç bën të ditur Zyra e Presidentes, Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.
Po ashtu në takim u diskutua edhe për zhvillimet në veri të vendit, ku Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.