Osmani: Protesta e 1 tetorit, moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë.

Osmani: Protesta e 1 tetorit, moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë.



Presidentja Vjosa Osmani ka folur sot për protestën e 1 Tetorit të vitit 1997, e cila sipas saj ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Osmani ka thënë se kjo ngjarje ndryshoi rrjedhën e historisë dhe është simbol i qëndresës së popullit të Kosovës. “Njëzet e shtatë vjet më parë, guximi dhe vendosmëria e studentëve të Universitetit të Prishtinës shënoi protestën vendimtare kundër mbylljes dhe okupimit të shkollave shqipe dhe universitetit nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Protesta e 1 tetorit 1997, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe ishte momenti kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Në krye me rektorin Ejup Statovci, protesta shërbeu si një paralajmërim i hershëm për zhvillimet e mëpasme, të cilat kulmuan me luftën çlirimtare dhe me pavarësinë e Kosovës”, theksoi ajo.

Tutje ajo shtoi se “1 tetori i vitit 1997, është simbol i qëndresës së popullit të Kosovës dhe kujtesë se lufta për liri dhe pavarësi ishte e gjatë, e mundimshme, por triumfale”, ka thënë Osmani. / Gazeta Enigma

Related Articles