Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu për ta nderuar Mbretëreshën Elizabeth II.
Osmani ka publikuar disa fotografi në Twitter, të ditës së diel kur edhe nderoi trashëgiminë e Mbretëreshës.
Krahas Mbretit Charles dhe kryeministres Britanisë, Liz Truss, presidentja shkroi: “Krahas familjes mbretërore dhe liderë të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e mbretit në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”.