Vaki kosovare: Tribuna dhe karriget vendosen, kurse fusha nuk është kërkah

Vaki kosovare: Tribuna dhe karriget vendosen, kurse fusha nuk është kërkah

Vakit kosovare nuk kanë fund.

Ndonëse janë investuar qindra mijëra euro, në fshatin Magure të Lipjanit ndodh një fenomen i papërshkrushëm.

Aty janë ndërtuar tribuna e stadumit madje janë vendosue edhe ulëse, por terreni sportiv mungon.

Në disa pamje që ka publiku asamblisti Alban Salihu. Shihet gjendja e tmerrshme në këtë terren sportiv.

Postimi i tij:

Sfida është shumë e thjeshtë, keni për ta gjetur çfarë është hapësira në foto?!

Në këtë vend, në fshatin Magurë, në fund të vitit 2018, komuna e Lipjanit ka filluar punimet për rregullimin e fushës së futbollit. Sot, kur jemi në fund të vitit 2022, pavarësisht se janë investuar rreth 350 mijë euro para të taksapaguesve lipjanas, kjo hapsirë më shumë ngjan në një germadhë se sa një terren sportiv. Sipas kontratës, punimet është dashur të përfundohen në vitin 2019.

Kontratat e tilla ku keqpërdorimet dhe keqmenaxhimet nga qeverisja e kryetarit Imri Ahmeti janë të shumta. Ky fakt neve si opozitë na i shton përgjegjësitë që të angazhohemi më shumë në shpërfaqjen e tyre e drejtësinë e obligon që të aktivizohet. Ndërkaq, pushteti komunal, konkretisht të përfshirët në keqperdorime, nuk ish dashur ta bëjnë gjumin e qetë.

Related Articles