Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kancelaren, Merkel për mesazhin e qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në “Twiter”, Osmani ka thënë se me përkrahjen e tyre, do t’i kundërshtojmë ata që përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.
“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar ajo.