Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në prfilin e saj në Facebook ka njoftuar se ka ftuar Sherife Lutan për Ditën e Çlirimit, e cila u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë.
Osmani ka thënë se Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999.
“23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. 23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit”, ka thënë Osmani.
“Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe”, shtoi ajo./Gazeta Enigma/