Osmani takohet me ambasadorin turk, ja se për çfarë diskutuan ata

Osmani takohet me ambasadorin turk, ja se për çfarë diskutuan ata

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin siç thuhet  ka biseduar për forcimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, rap;orton Gazeta “Enigma”.

Presidenca përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se Osmani e ka vlerësuar Turqinë si aleate të rëndësishme dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj në rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Presidentja theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet prioritetet strategjik i Republikës së Kosovës dhe se bashkëpunimi me Turqinë në këtë drejtim është thelbësor”.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan po ashtu për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, shkruhet në njoftim.

Related Articles