Presidentja, Vjosa Osmani, po qëndron në Washington, teksa në mesin e takimeve që pati, ishte edhe takimi me senatorin republikan, Ted Cruz, raporton Gazeta Enigma.
Duke njoftuar për takimin, Osmani ka thënë se në fokus të tij ishin forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.
“Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, tha Osmani.