Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, raporton Gazeta Enigma.
Siç theksohet nga zyra e Osmanit, në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.
Në fokus të takimit, sipas komunikatës, ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.