Osmani të hënën takon presidentin e Sllovenisë

Osmani të hënën takon presidentin e Sllovenisë

Këtë të hënë në Kosovë do të qëndrojë për një vizitë zyrtare presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.

Ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Takimi Osmani-Pahor do të zhvillohet në Presidencë me fillim nga ora 10:00.

Kështu bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.

(Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës, luten të jenë në Presidencë në orën 09:25).

Vendi: Kabineti i Presidentes./Gazeta Enigma/

Related Articles