Osmani uron Shefin e ri të NATO-s: Mezi pres ta avancojmë anëtarësimin e Kosovës

Osmani uron Shefin e ri të NATO-s: Mezi pres ta avancojmë anëtarësimin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Shefin e ri të NATO-s, Mark Rutten, për marrjen e pozitës.

“Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u zgjodh si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

E para e shtetit kosovar tha se mezi pret që të punojë me Rutten për anëtarësimin e Kosoovës në NATO.

“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles