Osmani vizitë në BIK: Uroj që fryma e solidaritetit të vazhdojë edhe gjatë vitit

Osmani vizitë në BIK: Uroj që fryma e solidaritetit të vazhdojë edhe gjatë vitit

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkuar për vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani uroi festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë, teksa uroi që besimtarëve t’i është pranuar agjërimi.

“Është nder i veçantë që nga Bashkësia Islame t’i urojmë të gjithë qytetarët me fat Bajramin me shpresën që lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të janë pranuar dhe me urimin nga thellësia e zemrës për shëndet begati për secilën familje në secilën shtëpi”, tha Osmani.

Ajo tutje tha se shpreson që fryma e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit.

“Shpresoj që kjo festë por edhe i gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për secilin qytetarë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani. /Gazeta Enigma/

Related Articles