Pahor: Jashtëzakonisht shqetësuese nëse Serbia qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë

Pahor: Jashtëzakonisht shqetësuese nëse Serbia qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se është “jashtëzakonisht shqetësuese” nëse shteti i Serbisë qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës, shtatorin e vitit të kaluar, njofton Gazeta Enigma.

Pahor, i cili ka shprehur gatishmërinë për të marrë pozitën e Përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se nëse Serbia qëndron me të vërtetë pas sulmit të Banjskës, kjo ndryshon perspektivën për arritjen e një marrëveshjeje ku do të sigurohej paqja.

“Unë e kam thënë këtë vitin e kaluar në një konferencë në Mal të Zi, megjithatë më duket e rëndësishme edhe sot: Nëse autoritetet zyrtare të Serbisë qëndrojnë pas këtyre ngjarjeve, ishin të informuara për to, i mbështetën, çfarëdo qoftë – kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Dhe ndryshon gjithashtu perspektivën time për atë se si dhe sa mund të arrihet një marrëveshje me autoritetet aktuale, që do të sigurojë paqe, siguri, mirëqenie dhe do të rregullojë disa marrëdhënie”, tha Pahor për televizionin slloven N1. /Gazeta Enigma

Related Articles