Pajaziti: Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Pajaziti: Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se janë identifikuar autorët e grafiteve që u bënë disa ditë më parë në këtë qytet, raporton Gazeta “Enigma”.

Pajaziti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se “nga Stacioni Policor në Bujanoc më konfirmuan se është arritur të identifikohen autorët e grafiteve me emrin e të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq”.

“Bëhet fjalë për tre persona: D.I, S.I dhe N.S, me dosje dhe aktivitete të dyshimta”, tha ai.

Tutje Pajaziti ka bërë të ditur se u njoftua “se ndaj tyre tashmë është iniciuar procedurë penale ‘për dëmtim të pronës publike dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike…’.

“Dua të njoftoj opinionin se deri tek identifikimi i autorëve erdhi pas bashkëpunimit të komunës me policinë lokale. Më saktësisht, rezultati kulmoi pas një  video mesazhi që më kishte dërguar një qytetar”.

“Më pas reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për këtë meriton falënderime. Po ashtu falënderime për qytetarin i cili paraqet shembullin se si duhet bashkëpunuar me institucionet për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë neve”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles