“Pak hile shërben si vaji për rrotat”, VV akuzon për korrupsion Bekim Jasharin

“Pak hile shërben si vaji për rrotat”, VV akuzon për korrupsion Bekim Jasharin

Hysni Mehani, nga Vetëvendosja në Skënderaj ka akuzuar kryetarin, Bekim Jashari, për korrupsion, raporton Gazeta Enigma.

Mehani akuzon Bekim Jasharin se “paratë” e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.

“Kryetari po thotë: më 217 mijë euro do t’i mbështesim fermerët ketë vit. E vërteta është: 28 mijë e 317 euro janë participim i vet fermerëve. Pra, edhe paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës. Kur i lexon këto postime, të mbushet mendja që këto subvencione po i japin prej xhepit të tyre, e jo prej taksave tona”, ka shkruar ai ndër të tjerash në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Pak hile shërben si vaji për rrotat,

Kryetari po thotë: më 217 mijë euro do t’i mbështesim fermerët ketë vit.

E vërteta është: 28 mijë e 317 euro janë participim i vet fermerëve. Pra, edhe paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.

Kur i lexon këto postime, të mbushet mendja që këto subvencione po i japin prej xhepit të tyre, e jo prej taksave tona.

Tjetra: në reagimin e komunës thuhet – në ketë mandat, 1500 fermerë janë mbëshetur më 1 000 000€. Shifrat më 000 tregojnë për futkotizem, ose për me-tahmin-qeverisjen.

Pra, tahmin-qevrisja po thotë: për 500 fermerët e sivjetem 217 mijë euro subvencione, ndërsa për 1000 fermerët e 3 viteve të kaluara rreth 800 mijë euro subvencione.

Për 3 vite, 1000 fermerë të subvencionuar,

Për 1 vit, 500 fermerë të subvencionuar,

Logjikë e thjeshtë; t’iu japin sa më shumë fermerëve subvencione, që kjo të na përkthehet në votë.

Se si ndahen këto subvencione, as që ja vlen të komentohet, korrupsion endemik e quajnë ndërkombëtarët! Korrupsion pandemik e quajnë vendorët. Pra, fshehin pasë pandemisë të gjitha dështimet dhe shkeljet ligjore.

Kurrë nuk e kam kuptuar e as që do ta kuptoj nevojën e kryetarit për veprime të tilla makiaveliste!

Lexo – “E jashtëzakonshme, komuna do të mbështetet të rinjtë.” Çka ka të jashtëzakonshme kur dikush bën punën për të cilën është zgjedhur? Apo një herë në 4 vjet e bën punën e tij për të cilën është zgjedhur, e për rrjedhojë kjo bëhet e jashtëzakonshme!

Megjithatë, populli thotë: “Borxhliut të keq, bishtin e sakicës.” Pra, fermeri është i obliguar të marrë çfarëdo që i jepni, por jo t’ia japni ju paratë e xhepit të tij.

Këtë nuk kanë si dhe pse ta kapërdijnë./Gazeta Enigma/

Related Articles