Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen sot në orën 16:00, me kohën e Kievit.
Lajmin e ka konfirmuar Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Twitter.
Ai ka bërë me dije se delegacioni do të jetë i njëjti.
“Negociatat me Federatën Ruse. Raundi i tretë. Fillon në 16:00, me kohën e Kievit. Delegacioni i pandryshuar”, ka shkruar ai.
Ndryshe, delegacionet kanë mbajtur dy takime deri tash, por pa ndonjë rezultat. /Gazeta Enigma/.